VIDEO/ Egnatia zhyt në krizë Tiranën, Ndreca hero për rrogozhinasit që kërcënojnë kreun

Egnatia rikthehet tek fitorja pas tre javësh.

Rrogozhinasit fituan 1-0 ndaj Tiranës për të marrë 3 pikë me tepër vlera në këtë pikë të sezonit. Goli I vetëm u shënua nga Edison Ndreca në minutën e 40 të sfidës.

Një fitore që e ngjit Egnatian në kuotën e 19 pikëve, ndërsa zhyt në krizë Tiranën. Pas 12 javësh, bardheblutë të mbetur edhe pa tifozë në tribuna kanë 11 pikë dhe nuk fitojnë prej 5 sfidash radhazi.

REZULTATI :

EGNATIA – TIRANA 1-0 (Ndreca 39′)

MBYLLET SFIDA ME FITOREN E EGNATIA

75′ Raste nga dy ekipet, por rezultati mbetet i njëjtë

46′ Nis pjesa e dytë

MBYLLET PJESA E PARE

45′ Akordohet jë minutë shtese

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

39′ Gabim i Selmanit, Ndreca devijon me kokë goditjen nga këndi dhe kalon në avantazh Egnatian

Goli i Ndrecës

29′ Malota i vetëm kundër portierit, por nuk arrinë të shënojë

22′ Regi Lushkja ndëshkohet me karton të verdhë

20’ Ndeshje e luftuar nga dy ekipet, mungojnë rastet për gol

1’ Nis takimi në “Arena Egnatia

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us