VIDEO/ Elbasani luan “poker” në kryeqytet, mposht Tiranën mes spektaklit të 5 golave dhe i lë “vendnumëro”

Tirana 1 – 4 Elbasani (Tabekou 65′ / Tsague 38′, 42′, Gomes 90+2′, Diallo 90+6′)

Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 1-4 në favor të miqve.

Dygolëshin e parë për elbasanasit e shënoi Tsague, më pas shënuan edhe Gomes me Diallo. Ndërkohë që golin e vetëm për Tiranën e shënoi Tabekou, megjithatë ajo “rrjetë e tundur” rezultoi vetëm statistikore në përfundim të ndeshjes.

Kështu, Elbasani shkon në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me 17 pikë. Në krahun tjetër, me vetëm 6 pikë, Tirana mbetet në vendin e parafundit në tabelë.

Kategoria Superiore: Java 9
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Ermis Çelaj

FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Tafas, Vera, Dembele, Lleshi, Fernandez, Haxhiu, Valerianos, Zhunior, Falaje, Ismajli, Tabekou. Trajner: Roberto Bordin.
ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Tsague, Lajthia, Kasa, Manellari, Musta, Qose, Lila, Ibrahima. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Gjithnjë e më larg Vllaznisë, dy klubet e Superiores në “luftë” për liderin e shkodranëve

LIVE:
90+7′ Mbyllet 1-4 ndeshja.
90+6′ GOL ELBASANI! Shënon Diallo.
90+2′ GOL ELBASANI! Shënon Ze Gomes.

65’ GOL TIRANA! Shënon Tabekou.

59′ Diallo dhuron spektakël.

45+2′ Mbyllet 0-2 pjesa e parë.
42′ GOL ELBASANI! Shënon përsëri Tsague.

38′ GOL ELBASANI! Shënon Tsague.

10′ Rast për Tiranën, por topi devijohet.

1’ Nis gjithçka në “Air Albania”, Tirana dhe Elbasani në kërkim të 3 pikëve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us