VIDEO/ Elbasani merr kreun e Superiores në mes të Vlorës, Lajthia ul me “këmbë në tokë” Flamurtarin

Flamurtari 0 – 1 Elbasani (Lajthia 62′)

Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 0-1 në favor të miqve.

Golin e vetëm të kësaj sfide, e shënoi sulmuesi i “verdhebluve”, Xhonatan Lajthia. Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 62-të të sfidës, pas një krosimi nga goditja e këndit.

Kështu, Elbasani merr momentalisht vendin e parë në renditjen e Superiores me 20 pikë, 1 më shume se Vllaznia , e cila ka një ndeshje më pak. Në krahun tjetër, me vetëm 5 pikë, vlonjtatët mbeten të fundit.

Kategoria Superiore: Java 10
Stadiumi: “Flamurtari”
Arbitër: Albert Doda

FORMACIONET ZYRTARE:
FLAMURTARI: Aleksovski; Skuadrone, Ramirez, Murataj, Veiga, Trashi, Oshafi, Nunesh, Bangali, Chantakias, Maksuti. Trajner: Françesko Moriero.
ELBASANI: Janacek; Olberkis, Lulaj, Tsague, Lajthia, Ibrahim, Manellari, Musta, Qose, Lila, Diallo. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

LIVE:
90+9′ Mbyllet 0-1 ndeshja.
83′ Arbitri Doda akordon penallti, por e anulon pas rishikimit në VAR.

62′ GOL ELBASANI! Shënon Lajthia.

45+4′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
33′ Chantakias ndëshkohet me karton të verdhë, elbasanasit kërkojnë më shumë.

30′ Lajthia tenton, por topi shkon jashtë.

11′ Tensione mes dy tifozërive, ndalet loja dhe ndërhyn policia. Ndeshja rifilloi pas disa sekondash.

3′ Flamurtari pranë golit, Olberkis shpëton Elbasanin.

1’ Shkelmohet topi i parë në Vlorë, nis sfida mes Flamurtarit dhe Elbasanit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us