Rikthim fantastik i Elseid Hysajt te Lazio. Skuadra kryeqytetase italiane ka mbyllur në avantazh pjesën e parë përballë Napolit. Ndeshja e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Italisë ka mbyllur fraksionin e parë 2-1 për Lazion.
Hysaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës. Si fillim mbrojtësi shqiptar dha pasimin e fundit në momenti që ekipi i tij fitoi penallti. Megjithatë, 11-metërshi u humb nga Zaccagni.
Por jo vetëm kaq. Hysaj ishte protagonist edhe në golin e dytë për të tijët. Në minutën e 41-të të sfidës, ishte pikërisht mbrojtësi i Kombëtares shqiptare që nisi aksionin që dërgoi Lazion te goli i dytë.
45 minutat mjaft të mira për Elseid Hysaj, i cili duket mjaft i motivuar në këtë rikthim.
Hysaj nis aksionin kur fitohet penalltia Hysaj nis aksionin e golit





