VIDEO/ Ende pa fitore pas 5 javësh, Besa dhe Lushnja ndahen në barazim pa “shije”

Fakti që ekipi i Lushnjes vinte nga një moment i vështirë si rezultate ashtu edhe spektri drejtues, u mendua se do të ishte një “asist” për Besën e Kavajës. Por fusha nuk e përkrahi këtë “teroi”. Dueli në fjalë u mbyll me shifrat 1 – 1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kavajasit me një supergol nga Beqja në minutën e 15. Por pranë përfundimit të pjesë së parë i “zakonshmi” Canka barazoi shifrat. Kjo “tablo” mbeti e pandryshuar edhe në 45 minutat e dyta.

Barazimi i rri “ngushtë” të dyja ekipeve, të cilat ende nuk e njohin fitoren në sezonin 2025-2026 të Kategorisë së Parë. Konkretisht Lushnja ka 5 pikë, ndërsa Besa e Shpëtim Duros vetëm 3 pikë.

Lajme të tjera |  “Kundër Izraelit luajtëm mirë, por jo të saktë para portës”, Hysaj optimist ndaj Luksemburgut: Jemi më agresivë, prezenca e 100-të me Kombëtaren…

Besa 1 – 1 Lushnja (Beqja 17’/Canka 40′)

Kategoria e Parë: Java e 5-të
Stadiumi:
Luz i Vogël
Arbitër: 
Eldorjan Hamiti

FORMACIONET ZYRTARE:
BESA: Dema, Kapo, Spahiu, Lima, Danaj, Beqja, Puqja, Abdulai, Treni, Migone, Çinuendu. Trajner: Shpëtim Duro.
LUSHNJA: Haremi, Deliaj, Goxhaj, Ribaudo, Allmuça, Meta, Korreshi, Kaçanolli, Kouasi, Canka, Ntepe. Trajner: Ledion Ruço.

LIVE:

90+8′ Përfundon në barazim Besa – Lushnja 1 -1  

46′ Nis pjesa e dytë

45+3′ Mbyllet pjesa e parë në stadiumin e Luzit

40′ GOL LUSHNJA! Shënon Canka.


17′ GOL BESA! Shënon Beqja.

1′ Shkelmohet topi i parë, nis ndeshja në Luz.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us