VIDEO/ Ernest Muçi “hesht” mbi 40 mijë tifozë të Besiktas, sulmuesi i Shqipërisë “shpartallon” portën e gjigantëve të Stambollit

Ernest Muçi ka lënë përsëri shenjën sot në futbollin turk, duke shënuar golin e radhës me fanellën e Trabzonsporit.

bandicam 2026-05-09 20-29-36-094

Sulmuesi shqiptar ka shënuar pikërisht në ndeshjen që kishte më shumë rëndësi për të, atë kundër Beshiktashit në fushën e këtij ët fundit, duke u treguar tifozëve vendas se çfarë kanë humbur.

Në minutën e 62-të të ndeshjes, ai mori një pasim në zonë në të majtën dhe me një gjuajtje të harkuar saktësisht çoi topin në cepin e largët të portës duke mos i dhënë mundësinë portierit që ta devijonte, për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 ekipit.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i 11-të në këtë kampionat i Muçit, i shënuar përballë skuadrës që zotëron kartonin e tij dhe nga e cila ai shpreson të transferohet përfundimisht te Trabzonspor. Pikërisht pas ndeshjes së sotme, presidentët e dy klubeve do të ulen të diskutojnë për t’i dhënë fund telenovelës për të ardhmen e sulmuesit shqiptar.

Lajme të tjera |  Rruga e artë! Egnatia fërkon duart, si vlerësohen rivalët e Champions dhe momenti i kampionëve të Shqipërisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us