VIDEO/ Federata serbe provokon Shqipërinë, “kokë turku” bëhet Rey Manaj

Na ndajnë pak minuta nga nisja e ndeshjes së “vitit’ për Kombëtaren dhe shqiptarët, dueli me Serbinë në Leskovc, e vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2026”.

Federata Serbe e Futbollit ka bërë postim detajin që sot mbahet ndeshja me titullin: “Serbia luan sot!”. Por video ka marrë trajtën e një “goditje” për shqiptarët.

Konkretisht janë pamjet kur sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj humbi penalltinë, e cila mund t’i kishte dhënë 3 pikët grupit të Sylvinhos. Gjithsesi, sulmuesi shqiptar ka shansin ta “rregullojë” gabimin dhe të kontriboi në një fitore historike në tokën “armike”.

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us