Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës u vendos nga golat e Lushkjes dhe Bakajokos.
Tashmë Egnatia ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Fitore që i bën të ëndërrojnë kualifikimin për herë të parë në një tur.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
DINAMO MINSK 0-2 EGNATIA
28′ Lushkja, 89′ Bakajoko
NGJARJET KRYESORE
90+6′ Mbyllet ndeshja. Egnatia fiton 0 me 2 në transfertë.
90+4′ Uotlai ndëshkohet me karton të verdhë tek Egnatia.
90+3′ Igor ndëshkohet me karton të verdhë tek Dinamo Minsk.
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
90′ Ruçi dhe Uotlai marrin vendin e Grudës dhe Lushkjes.
89′ GOOOL! Dinamo Minsk 0-2 Egnatia/ Bakajoko tund rrjetën pas disa rasteve të humbura. (VIDEO)
86′ Në 20 minutat e fundit kanë munguar rastet për Egnatian. Megjithatë, rrogozhinasit mbrohen mirë duke mos lejuar Dinamo Minsk të rrezikojë.
82′ Largohet Bakiç, aktivizohet Tsepenkov te Dinamo Minsk.
79′ Braziliani Xheferson debuton tek Egnatia. Merr vendin e Alijev të dëmtuar.
76′ Kalinin ndëshkohet me karton të verdhë te Dinamo Minsk.
73′ Dajsinani tregohet vendimtar. Nuk lejon sulmuesin e Dinamo Minsk të rrezikojë portën e rrogozhinasve.
72′ Largohet Selmani dhe vendin e tij e merr Jahaja tek Egnatia.
70′ Igor merr vendin e Padstrelau te Dinamo Minsk.
69′ Tjetër moment për Egnatian, ndërsa Bismark kapet në pozicion jashtë loje. Rast i mirë që nuk konkretizohet dhe sfida vijon 0 me 1. (VIDEO)
64′ Bakajoko përfiton nga përgjumja e mbrojtjes kundërshtare. Kalon portierin, ndërsa me portën bosh nuk ia del të shënojë. (VIDEO)
62′ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë.
60′ Egnatia me fat këtë herë. Topi i goditur nga Bakiç përfundon jashtë. (VIDEO)
55′ Dinamo Minsk pranë autogolit. Traversa i mohon Egnatias avantazhin e dyfishtë. (VIDEO)
51′ Bakajoko humbet tjetër mundësi për golin e dytë. Sulmuesi i Egnatias ndalet lehtësisht nga portieri Shpakovski. (VIDEO)
46′ Dinamo Mins me dy ndryshime. Aktivizon Vardanian dhe Pigas, largon Bakhar dhe Ibrahim.
46′ Nis pjesa e dytë.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë. 0 me 1 për Egnatian.
45+2′ Rrezik në zonën e Dinamo Minsk. Shparovski kontrollon topin e goditur nga Xhemajli me kokë.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
45′ Dinamo Minsk nuk ia del të krijojë rrezikshmëri. Në fund shkakton faull në zonën e Egnatias. (VIDEO)
40′ Egnatia nuk është kthyer pas edhe pasi ka shënuar golin e avantazhit. Loja është në kontrollin e tyre.
30′ Bakajoko “fal” golin e dytë. Pasi bën gjithçka mirë në zonë, nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë. (VIDEO)
28′ GOOOL! Dinamo Minsk 0-1 Egnatia/ Aksion model. Kampionët e Shqipërisë gjejnë golin, pasi Lushkja shfrytëzon si duhet topin e harkuar nga Fernando. (VIDEO)
20′ Rast për Egnatiam. Është Gruda që nuk e shfrytëzon si duhet duke gabuar në pasimin e fundit.
14′ Egnatia ka kontrollin e topit, ndërsa vendësit mbrohen. Alijev kroson nga e majta, ndërsa portieri Shpakovski grushton me vështirësi.
8′ Dajsinani kontrollon pa problem një goditje nga jashtë zone. Sfida vijon me ritëm. (VIDEO)
5′ Bakajoko avancon drejt zonës, por pengohet. Në fund akordohet pozicion jashtë loje. (VIDEO)
3′ Rrezik tek Egnatia. Dinamo Minsk provon të gjejë golin sapo fillon ndeshja. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Hungari.





