VIDEO/ Fitore e pastër në transfertë, Partizani mposht Teutën dhe merr kreun e Superiores

Teuta 0 – 2 Partizani (Janjeva 46′, Podstrelov 77′)

Partizani ka triumfuar në transfertë përballë Teutës, në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 0-2 në favor të miqve.

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, teksa gjithçka u vendos në fraksionin e dytë të ndeshjes. Janjeva dhe Podstrelov ishin autorët e golave për Partizanit, të cilët i dhanë ekipit 3 pikë të rëndësishme.

Me këtë fitore, Partizani rimerr kreun e Superiores, duke shkuar në kuotën e 37 pikëve. Në krahun tjetër, me 23 pikë, Teuta mbetet në vendin e 7-të në renditje.

Superiore: Java 21
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Olsid Ferataj

FORMACIONET ZYRTARE:
Teuta: Tafas, Peposhi, Karabeci, Kruja, Kotobelli, Toma, Gjinollari, Mingo, Simeu, Beshiraj, Arifi. Trajner: Edi Martini.
Partizani: Hoxha, Janjeva, Ismaili, Keko, Zeka, Preka, Bintsuka, Shanaj, Buxhelaj, Taipi, Sembene. Trajner: Aleksandar Veselinoviç.

Lajme të tjera |  "Kemi bërë ndeshje të mirë”, Mehmeti habit pas disfatës: Nuk e di çfarë ndodhi te rasti i humbur

LIVE:
77′ GOL PARTIZANI! Shënon bjellorusi, Podstrelov.

46′ GOL PARTIZANI! Shënon Janjeva falë devijimit të Simeu.

13′ Tafas protagonist, i mohon golin Partizanit.

9′ Shans i artë për Partizanin, Bintsouka dhe Keko nuk ia dalin.

2′ Teuta tenton, ndal mbrojtja e kuqe.

1’ Nis sfida në stadiumin e Durrësit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us