VIDEO/ Fitore me “aromë” Champions, Juventus i falet talentit turk dhe mposht Genoan

Igor Tudor ka debutuar me fitore te Juventusi. “Zonja” mposhti Xhenoan me rezultatin 1-0 në shtëpi.

Ndeshja kishte vleë për javën e 30-të të Seria A. Gjithçka u vendos nga goli i Jilldiz në pjesën e parë.

Talenti turk dërgoi topin në rrjetë, kur ishte minuta e 25-të. Rastet e tjera nuk munguan, por Juventusit i mjaftoi një gol për 3 pikë të arta që e kthejnë te rruga e fitores.

Bolonja e vendit të katërt, që mbyll zonën Champions, ndodhet vetëm 1 pikë larg.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

JUVENTUS 1-0 XHENOA

26′ Jilldiz

Goli i Jilldiz: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus: Di Gregorio; Gati, Veiga, Keli, Niko Gonzalez, Lokateli, Turam, MekKeni; Kopmeiners, Jilldiz, Vlahoviç

Trajner: I. Tudor

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Xhenoa: Leali, Sabeli, De Uinter, Vaskez, Maturo, Frendrup, Masini, Onan, Zanoli, Pinamonti, Mireti

Trajner: P. Vieira

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us