VIDEO/ GOL, GOL, GOL! Ernest Muçi spektakolar në Turqi, sulmuesi i Kombëtares “tund rrjetën” me Besiktas

Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Besiktas, po luan momentalisht përballë Goztepe. Sfida e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Turqisë, po udhëhiqet 1-0 nga Besiktas.

Golin për “shqiponjat” nga Stambolli, e shënoi pikërisht ish-sulmusi i Tiranës. Pas një pasimi të marrë nga Rafa Silva, shqiptari vrapoi drejt portës kundërshtare me topin në këmbë, e më pas gjithë klas e dërgoi atë në fundin e rrjetës.

Kujtojmë që 23-vjeçari po zhvillon një sezon mjaft të mirë në Turqi. Ky është goli i 7-të për shqiptarin, teksa Muçi gjithashtu ka asistuar 3 herë të tjera.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga ekipi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us