VIDEO/ Granit Xhaka në versionin “Toni Kroos”, mesfushori “shpik” asist brilant te Sunderland

Pas nisjes fantastike të sezonit, Sunderland po përjeton moment jo të mirë në Premier League.

Konkretisht në 5 ndeshjet e fundit, “Macet e Zeza” kanë vetëm 1 fitore, ndërsa sot nuk ishin në gjendje të shkonin më shumë se barazimi 1 – 1 karshi Leeds United në fushën e tyre.

Goli i vetëm për Sunderland erdhi prej Adingra. Por më shumë vëmendje mori asistit i Granit Xhakës, i cili mes shumë lojtarësh kundërshtarë, gjen “rreze” për të “shpikur” asist brenda zonës rivale, i finalizuar nga Adingra. Pas 18 javësh në Premier League, Sunderland ka 28 pikë, pozita e 7-të ne tabelë.

 

Lajme të tjera |  Vetëm 2 fitore në 6 ndeshje, Shqipëria kërkon të kthejë “pllakën” përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us