VIDEO/ Kosova ndjek hapin e Shqipërisë drejt Botërorit, fiton në Suedi dhe blindon vendin e dytë në grup

Kosova ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Suedisë, duke u konfirmuar për momentin si forcë e dytë në grupin e saj kualifikues të Botërorit 2026.

Skuadra e drejtuar nga Foda i ka rezistuar sulmeve vendase dhe ka goditur në momentin e duhur me Asllanin, i cili konfirmoi se është në një formë të shkëlqyer edhe me përfaqësuesen e tij.

Më pas pjesën tjetër e bëri Muriç me pritjet e tij, duke siguruar tre pikë që shtyjnë Kosovën përpara drejt Botërorit, duke blinduar vendin e dytë në grup dhe ngushtuar diferencën edhe me Zvicrën e vendit të parë.

SUEDI-KOSOVË 0-1
32′ Asllani

40’ Hajdari ndëshkohet me karton të verdhë.

32’ GOOOL KOSOVA! Pas një gjuajtje të devijuar të Muriqit, Asllani del i vetëm para portës gdhe gjuan duke çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)

Lajme të tjera |  U përfol për “lumë” largimesh nga Dinamo, REAGON klubi kryeqytetas! Në “aksion” edhe presidenti Adrian Bardhi

27’ Asllani provon nga jashtë zonës, sfera ndalet në duart e portierit. (VIDEO)

21’ Gyokeres rrëzohet në zonë pas një kontakti me Muriç, gjyqtari bën shenjë se nuk ka asgjë. (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us