Janë mbyllur dy sfidat e tjera të javës së 9-të të Superioes. Në Vlorë dhe Rrogozhinë nuk pati fitues, me ekipet që ndajnë mes tyre nga 1 pikë në ndeshjen e fundit të fazës së parë.
Në sfidën Tirana – Dinamo u anuluan dy gola. VAR-i prishi festën e të dyja skuadrave, pasi fillimisht do të anulohej goli i Soler dhe më pas i Vilës për pozicione jashtë loje. Minutat e mbetura nuk do të prodhonin ndryshim të rezultati dhe në këtë mnëyrë kryeqytetit “mbetet” pa fitues.
Egnatia mori 1 pikë shumë të vlefshme ndaj Teutës në “Egnatia Arena”. Rrogozhinasit në këtë duel mbeten me 10 lojtarë, pasi dolën me të kuq Dulysse dhe Guma, trajneri i portierëve. Por pavarësisht avantazhit numerik në fushën e lojës, durrsakët e Edi Martinit nuk ia dolën të “çajnë” rrjetën e kampionëve. Kështu edhe Egnatia me Teutën ndajnë pikët.
TIRANA – DINAMO 0 – 0
Abissnet Superiore: Java e 9
Stadiumi: “Flamurtari”
Arbitër: Juxhin Xhaja
Formacionet zyrtare:
TIRANA: Selmani, Dembele, Soler, Prengaj, Jonuzi, Abah, Haxhiu, Ismajli, Gjumsi, Kola, Zharmuni. Trajner: Bledi Shkëmbi
DINAMO: Teqja, Zabërgja, Mandela, Vola, Bregu, Karamba, Dita, Meksi, Aliji, Lorran, Toli. Trajner: Ilir Daja
LIVE:
90+10′- Mbyllet pa fitues derbi. Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët.
70′- Dinamo shënon në portën e Selmanit, por arbitri e anulon për pozicion jashtë loje. Rezultati mbetet 0 – 0.
62′- Pas rishikimit në VAR goli nuk vlen. Rezultati mbetet 0-0.
58′- Tirana në avantazh, Soler mposht Teqjan. Goli rishikohet në VAR.
45+2′- Mbyllet 0-0 dueli në Vlorë mes Tiranës dhe Dinamos.
29′- Tirana provon të shtyjë përpara, por Prengaj nuk ka saktësinë e duhur.
8′- Dinamo shfaqet rrezikshëm, Lorran i shkon afër golit.
1’- Shkelmohet topi i parë në Vlorë, startojnë derbi i kryeqytetit
EGNATIA – TEUTA 0 – 0
Stadiumi: “Egnatia Arena”
Arbitër: Emanuela Rusta
Formacionet zyrtare:
EGNATIA: Dobjani, Dylis, Vuthaj, Lushkja, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Ahmetaj, Ujka, Fangaj, Kasa. Trajner: Edlir Tetova
TEUTA: Tafas, Jazxhi, Beqja, Nasr, Kruja, Kotobelli, Lloci, Toma, Peposhi, Simeu, Vila. Trajner: Edi Martini
LIVE:
90+3′- Perfundon 0 – 0 dueli ne Rrogozhinë. Egantia dhe Teuta marrin nga 1 pikë.
60′- Tjetër karton i kuq për Egnatian, Taulant Guma, trajneri i portierëve.
45+1′- Mbyllet pjesa e parë, s’ka gola në Rrogozhinë.
45′- Dulysse del me karton të kuq, Egnatia mbetet me 10 lojtarë.
14’- Egnatia humbet penalltinw, Vuthaj nga 11 metra nuk mposht dot Tafas.
1’- Starton sfida në Rrogozhinë, Egnatia dhe Teuta kërkojnë fitoren.





