VIDEO/ Momenti që ndryshoi fatin e Superiores, kartoni i kuq i Jorgjit ndezi gjakrat në Teuta-Pogradeci. Futbollisti iu vërsul gjyqtarit dhe…

Ndeshja mes Teutës dhe Pogradecit u mbyll me një gol në minutat e fundit nga skuadra durrsake, e cila siguroi kësisoj falë fitores 1-0 qëndrimin në elitë.

bandicam 2026-05-16 17-51-25-405

Por momenti që ndezi sfidën e ndoshta i dha durrsakëve një shtysë më shumë për fundin dramatik, ishte ai i disa minutave më parë, kur gjyqtari Enea Jorgji ndëshkoi me merkaton të kuq futbollistin  e Pogradecit, Friman Pius.

Në minutën e 78, Jorgji fillimisht i tregoi kartonin e verdhë Pius për një faull ndaj Zhongos. Por më pas, ai u ftua nga VAR që të shihte pamjet, duke shkuar atje për të mbikëqyrur një shkelm që lojtari i liqenorëve i kishte dhënë mbrojtësit të durrsakëve. Jorgjit i mjaftuan pak sekonda për të verifikuar pamjet dhe për të ndryshuar kartonin, duke e bërë të kuq.

SHIH VIDEON

Lajme të tjera |  Disfata ndaj Izraelit lë shenja, Kombëtarja shqiptare humbet pozicion në renditjen e FIFA-s

Momenti solli shumë tension në fushë, pasi Pius iu vërsul i inatosur gjyqtarit që i kërkonte të largohej nga fusha e lojës. U desh që shokët e skuadrës ta shtynin futbollistin e Pogradecit derisa e shoqëruan jashtë fushës, ndërsa u ndëshkua me të verdhe edhe trajneri Emiljano Çela, i cili po protestonte sepse nuk po kuptonte pse u ndëshkua futbollisti i tij.

SHIH VIDEON

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us