VIDEO/ Nga përqafimi i ndjerë mes Sylvinhos dhe Dukës te festa me tifozët në fushë, FSHF-ja nxjerr pamjet pas duelit me Andorrën

Shqipëria mori mbrëmjen e djeshme një fitore historike në Andorra. Kuqezinjtë triumfuan 1-0 me gol të Kristjan Asllanit.

3 pikë shumë të rëndësishme, që i siguruan ekipit tonë për herë të parë në histori kualifikimin në “Play-Off” të një Kupe Bote.

Festa ishte e gjitha legjitime për kuqezinjtë. E kjo duket edhe nga festa e Sylvinhos dhe Armand Dukës.

Dyshja pas sfidës mes tyre kanë pasur një përqafim të përzemërt, ku emocionet kanë “pushtuar” si trajnerin dhe presidentin e FSHF-së, të cilët arritën qëllimin minimal, që ishte kualifikimi në “Play-Off” të Kupës së Botës.

Ndërkohë festa ishte e madhe edhe në fushën e lojës, mes lojtarëve dhe pjesëtarëve të skuadrës. Gëzimi duket qartë te kuqezinjtë, të cilët ndanë emocionet e tyre edhe me tifozët.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pjesë e dështimit në finalet e titullit, Vllaznia merr vendimin e PAPRITUR për trajnerin shkodran

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us