Nottingham Forest ka marrë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme në javën e 33-të të Premier Leagues. Skuadra ka mposhtur Tottenhamin në transfertë me shifrat 2-1.
Një fitore kjo që e ngjit skuadrën e Nottingham në vendin e tretë të zonës Champions me 60 pikë. Ekipi i drejtuar nga Espirito Santo tashmë është dy pikë larg Manchester City dhe tre pikë larg Chelsea të vendit të 6-të.
Nga ana tjetër, Tottenham po përjeton një sezon të tmerrshëm duke u renditur në vendin e 16-të me vetëm 37 pikë. Golat për Nottingham ditën e sotme i shënuan Anderson dhe Ëood, ndërsa për Spurs realizoi Richarlison.
Goli i Wood