VIDEO/ Partizani mposht Apoloninë me dygolëshin e Kekos, sfidat e tjera shkojnë në shtesën 30 minutëshe

Partizani shkon në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. “Demat” kanë mposhtur në shtëpi skuadrën e Apolonisë së Fierit me rezultatin e pastër 2-0. Të dy golat për të kuqtë u shënuan nga Albers Keko.

Në krahun tjetër, në sfidat Vllaznia – Besa dhe Teuta – Elbasani nuk ka patur gol përgjatë 90 minutave. Të dyja këto ndeshje kanë shkuar në shtesat 30 minutëshe.

NDESHJET dhe REZULTATET:

Vllaznia 0 – 0 Besa

VLLAZNIA: Jukaj, Bajrami, Repaj, Gurishta, Sala, Qato, Kahrimanoviv, Çoba, Dodaj, Delaj, Balaj. Trajner: Thomas Brdaric.
BESA: Mehidri, Frashëri, Kapo, Abdulai, Nurja, Migone, Stafa, Oliveira, Mazrekaj, Spahiu, Greca. Trajner: Emiljano Çela.

24′ Besa pranë golit me Migone.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani vlerësohet më lart se të gjithë! Pas tij vijnë portieri Sherri e Mario Mitaj, ndeshje pozitive edhe për ish-in e Partizanit (NOTAT)

Teuta 0 – 0 Elbasani

TEUTA: Tafas, Simeu, Kotobelli, Kruja, Mingo, Gjinollari, Karabeci, E. Peposhi, Lloci, Toma, Beshiraj. Trajner: Edi Martini.
ELBASANI: Abalora, Olberkis, Musta, Lila, Hakaj, A. Kasa, Dros, Ibrahim, Hasani, Lleshi, Tsague. Trajner: Ivan Gvozdenovic.

22′ Teuta pranë golit, Hasani shpëton Elbasanin.

Partizani 2 – 0 Apolonia (Keko 48′, 66′)

PARTIZANI: Qirko, Bytyçi, Mehmeti, Ismaili, Keko, Zeka, Padstrelau, Preka, Taipi, Sembene, Osmanllari. Trajner: Aleksandar Veselinovic.
APOLONIA: Kacaj, Topi, Repaj, Asllanaj, Trifoni, Hebeja, Ndubuisi, Ayivi, Culli, Rakipaj, Umejiego. Trajner: Sedat Pajaziti.

48′ GOL PARTIZANI! Shënon Keko.

66′ GOL PARTIZANI! Shënon Keko.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us