VIDEO/ Përfundon “ëndrra” europiane e Dinamos, kryeqytetasit eliminohen nga Conference League

Aventura e Dinamos në kualifikueset europiane ka përfunduar mbrëmjen e sotme. Kryeqytetasit e Shqipërisë nuk mundën dot të bënin mrekullinë përballë Jagiellonias.

Përballja e sotme përfundoi me rezultatin 1-1, por humbja në takimin e parë në Poloni që përfundoi me shifrat 3-0 e eliminoi Dinamon mbrëmjen e sotme përballë Jagiellonias.

“Nëndetsja” ishte e para që kaloi në avantazh mbrëmjen e sotme falë një goli të Dejvi Bregut në pjesën e dytë. Megjithatë, dhjetë minuta më vonë, polakët barazuan shifrat me Rallis duke mbyllur takimin në barazim.

Dinamo 1 – 1 Jagiellonia (Bregu 68’ / Rallis 79’)

79’ Vendoset baraspesha në kryeqytet, Jagiellonia barazon Dinamon falë golit të Rallis falë një kundërsulmi

68’ GOL DINAMO! Dejvi Bregu realizon për kryeqytetasit duke hapur takimin

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve


46’ Starton pjesa e dytë

45’ Përfundon pa gola pjesa e parë

41’ Bregu provon me një goditje të rrezikshme, por mbi traun e portës

36’ Jagiellonia gjen rrjetën me Pululu, por anësori i mohon golin për pozicion të parregullt

17’ Dinamo shpëton për mrekulli, Teqja i mohon golin polakëve

2’ Dinamo i afrohet golit menjëherë me Nanin, por goditja e tij shkon pranë kuadratit

1’ Starton sfida në kryeqytet

FORMACIONET ZYRTARE:

VIDEO/ Përfundon “ëndrra” europiane e Dinamos,

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us