VIDEO/ Përmbysje për dy minuta në “Luigi Ferraris”, Milani mposht Genoan me vështirësi

Milani ka arritur të triumfojë ndaj Genoas mbrëmjen e sotme me përmbysje me shifrat 2-1. Kuqezinjtë arritën të regjistrojnë fitoren e dytë radhazi në Serie A, duke u pozicionuar në vendin e 9-të me 57 pikë të grumbulluara.

Sfida e sotme nuk ishte aspak e lehtë për kuqezinjtë, të cilët u gjendën në disavantazh nga një gol i Vitinhas në pjesën e dytë. Megjithatë, reagimi i “djallit” ishte mjaft i mirë, duke arritur të përmbysë gjithçka.

Fillimisht, Milani arriti të barazojë shifrat me një gol të Rafael Leaos, pas një minuti përmbysën gjithçka falë një autogoli të Frendrup. Kuqezinjtë tashmë gjenden 6 pikë larg zonës Champions, por do të jetë e vështirë pasi edhe tre javë kanë mbetur për t’u luajtur.

Lajme të tjera |  Maran në “gjurmët” e De Biasit dhe Sylvinhos te Shqipëria! Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Goli i Leaos

Autogoli i Frendrup

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us