VIDEO/ Përmbysje “thriller” e 7 gola! Kosova bën mrekullinë në mes të Bratislavës, mposht Sllovakinë dhe vazhdon “ëndrrën amerikane”

Sllovaki – Kosovë 3 – 4 (Valjent 6′, Haraslin 45′ / Hoxha 21′, F.Asllani 47′, Muslija 60′, Hajrizi 72′)

 

72’ – Kosova “pa frena”, shënon edhe golin e 4-të me Hajrizin.

60’- Finalizimi spektakolar nga Muslija, gola nga goditja e dënimit.

47’ – Qendërsulmuesi Fisnik Asllani shfrytëzon në maksimum krosimin e Vojvodës dhe “tund” rrjetën sllovake, 2 – 2.

46’ – Starton pjesa e dytë.

45+2’ – Mbyllet pjesa e parë.

45’ – Haraslin shënon direkt nga goditja e dënimit, mbrojtja dhe portieri i Kosovës në “gjumë”.

37’ – Sulmuesi sllovak Lukas Haraslin i shkon shumë pranë golit, Kosova me fat.

21’ – Kosova vendos ekuilibrat, shënon eurogol Hoxha.

6’ – Valjent zhbllokon shifrat, godet saktë me kokë pas goditjes së dënimit. Kosova kapet në befasi.

Lajme të tjera |  Rruga e artë! Egnatia fërkon duart, si vlerësohen rivalët e Champions dhe momenti i kampionëve të Shqipërisë

2’ – Krosim i bukur në zonë nga “Dardanët”, por bomberi Fisnik Asllani nuk e shfrytëzon.

1’ – Nis ndeshja Sllovaki – Kosovë.

FORMACIONET ZYRTARE

SLLOVAKIA (4-3-3): Dubravka; Hanco, Obert, Vavro, Valjnet; Duda, Lobotka, Bero; Haraslin, Strelec, Sauer;

Trajner: Francesco Calzona

KOSOVA (4-4-2): Muric; Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija; F.Asllani, Muriqi

Trajner: Franco Foda

Stadiumi: “Tehelne pole” (Bratislavë)

Arbitër: Espen Eskas

Faza “Play-Off”: Kupa e Botës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us