VIDEO/ ‘Pirati’ nuk fal as Realin e Mbappes, Vedat Muriqi ‘shemb’ portën e Thibaut Courtois

Vedat Muriqi e nis më së miri sezonin e tij në La Liga. Sulmuesi dardan, titullar si gjithmonë me Mallorcan, ka shënuar golin e parë e pikërisht përballë kampionëve në fuqi të Real Madrid.

Në minutën e 53′, ‘Pirati’ barazoi shifrat përkohësisht me lojën që po luhet ende. Një krosim nga këndorja gjen Muriqin i cili kërcen mbi të gjithë dhe gjuan fort me kokë duke tronditur kuadratin e Thibaut Courtois i cili nuk kishte ç’të bënte.

Goli i parë sezonal për Muriqin që konfirmohet si lideri absolut i Mallorcas me fanellën e të cilëve ka shënuar plot 29 gola e 9 asiste në 88 ndeshje.

VIDE

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us