VIDEO/ Rama TALLET me GAFËN e Trump në samit: Nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin! (Macron e qëllon me shuplakë)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka ‘ndezur’ dhe njëkohësisht i ka dhënë ‘fund’ një konflikti mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.

Kjo në kuadër të një lapsusi disa herë të përsëritur nga Trump kur ka folur në media për arritjen e paqes me Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama i cili sot merr pjesë në samitin e 7-të të Komuniteti Politik Evropian, i pyetur nga mediat botërore mbi këtë situatë, ai me humor i është përgjigjur se tashmë Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë nënshkruar paqen.

Ndërkohë një tjetër video ka ‘pushtuar’ rrjetin, ku Rama në shoqërinë e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i thotë këtij të fundit të kërkojë falje, pasi nuk i ka uruar (Ramën dhe Aliyev) për arritjen e paqes.

Biseda:

Lajme të tjera |  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

Rama drejtuar Macron: Duhet të kërkosh falje!

Macron: Përse?

Rama: Sepse nuk na urove kur arritëm marrëveshjen e paqes mes dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us