VIDEO/ Real Madrid nuk fal në shtëpi, mposht Las Palmas dhe “rrëmben” vendin e parë

Real Madrid ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në shtëpi përballë Las Palmas, sfidë e vlefshme për javën e 20 të La Liga. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabéu”, përfundoi 4-1 në favor të vendasve.

Në fakt ishte Las Palmas që kaloi në avantazh që në minutën e parë. Fabio Silva shtangu madrilenët duke dërguar shifrat në 0-1. Por “Los Blancos” përmbysën gjithçka.

Kylian Mbappe shënoi dy gola, ndërsa edhe Brahim Diaz me Rodrygo gjetën rrugën e rrjetës. Një fitore e rëndësishme që dërgon Realin në vendin e parë të La Liga-s me 46 pikë.

Lajme të tjera |  “Kundër Izraelit luajtëm mirë, por jo të saktë para portës”, Hysaj optimist ndaj Luksemburgut: Jemi më agresivë, prezenca e 100-të me Kombëtaren…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us