VIDEO/ Sfidë për t’u harruar në “Arena Kombëtare”, Tirana dhe Teuta ndajnë pikët mes “thatësirës”

Tirana dhe Teuta kanë barazuar në sfidën përmbyllëse të javës së 17-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”, përfundoi në barazim pa gola, 0-0.

Një ndeshje e vakët, ku rastet ishin me pikatore gjatë 90 minutave të lojës. Edhe pse secila nga ekipet u mundua, asnjëra nuk ia doli që të konkretizonte e për ta çuar topin në fundin e rrjetës.

Me këtë barazim, Tirana shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e 7-të dhe mbetet ende vetëm 1 pikë larg “zonës së ftohtë”. Në krahun tjetër, durrsakët e Edi Martinit me 19 pikë mbajnë vendin e 6-të.

TIRANA 0 – 0 TEUTA 

Superiore: Java e 17
Stadiumi: “Arena Kombëtare”
Arbitër: Kreshnik Cjapi

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA:
 Selmani, Haxhiu, Kola, Mici, Pergjoni (K), Soler, Dembele, Bajrovic, Abah, Walid, Gjumsi, Trajner: Gugash Magani
TEUTA: Tafas, Marku, Jazxhi, Beqja, Nasr, Boci, Kruja, Kotobelli, Lloci, Torraj, Arifi, Trajner: Edi Martini

LIVE:
59′ Te Tirana pretendojnë për penallti, arbitri akordon goditje këndi.

45′ Mbyllet pjesa e parë, nuk ka fitues mes Tiranës dhe Teutës.
29′ Abbah rrezikon me një goditje ekstreme në cep të zonës.

21′ Lojtari i huaj i Tiranës tërhiqet nga fanela në nisje të kundërsulmit dhe fiton faullin.
18′ Nasr godet, por shënjestra lë për të dëshiruar.

16′ Rast kundërsulmi nga Arifi, por ,brojtja e Tiranës kontrollon gjithçka.

5′ Bajrovic godet traversën. Tirana pranë golit përsëri.

2′ Tirana shumë pranë golit.

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

1′ Nis sfida në Tiranë. Tirana-Teuta ul siparin e javës së Superiores.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us