VIDEO/ Shënoi gol nga “këndi i pamundur”, Arbër Hoxha mund të shkruaj historinë (ARSYEJA)

Minuta e 84 do të mbahet mend gjatë jo vetëm për Arbër Hoxhën, por edhe te shumë tifozë. Pikërisht në këtë minutë, sulmuesi i Kombëtares shënoi gol nga “këndi i pamundur” me Dinamo Zagreb kundër Rijeka, e mbyllur 2 – 1, ndeshje e zhvilluar në datën 1 nëntor të 2025.

Sapo 27-vjeçari gjeti rreze drejt portës nuk hezitoi. Për nga distanaca dhe mënyra e interpretimit, finalizimi i Arbër Hoxhës mund të jetë një kandidaturë serioze për çmimin elitar “FIFA Puskas Award”.

Nëse Hoxha përfshihet në listë do të ishte e padëgjuar për futbollin shqiptar, ndërsa triumfi në një garë të tillë do merrte të tjera përmasa.

 

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us