VIDEO/ Shpërthen keq te Milani pas fitores me Parmën, trajneri i kuqezinjve gati të përleshet me kapitenin

Milan mori një fitore të vuajtur ditën e sotme në shtëpi, duke mposhtur Parmën me rezultatin 3-2. Skuadra kuqezi ishte në disavantazh, teksa triumfi erdhi në sekondat e fundit.

Pas ndeshjes, trajneri Sergio Conceicao dhe kapiteni i parë i ekipit të Milanit, Davide Calabria nisën të ziheshin më njëri-tjetrin. Trajneri dhe kapiteni ishin gati të përlesheshin, por lojtarët e tjerë dhe stafi nisën të ndërhynin.

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj zënke, por debati ishte aq i fortë saqë mund të shkonte deri në dhunë fizike. Pritet të shihet se çfarë shpjegimi do të ketë trajneri i Milanit për këtë situatë të papritur.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani në “delir”, mesfushori i Kombëtares kap shifrën e pabesueshme në miqësoren përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us