Shqipëri 4 – 2 Jordani (Abualnadi *ag* 40′, Broja 64′, Hoxha 75′, Bajrami 79′ / Al Rashdan 27′, Olwan 90′)
Kombëtarja shqiptare ka fituar në shtëpi përballë Jordanisë, në kuadër të një ndeshje miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 4-2 në favor të kuqeznivje.
Në fakt, ishin miqtë që kaluan të parët me anë të Al Rashdan në minutën e 27-të, por Shqipëria barazoi me një autogol të Abualnadi në të 40-tën. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1.
Ndërkohë që në pjesën e dytë, “djemtë” e Sylvinhos treguan një tjetër fytyrë. Kombëtarja jonë përmbysi gjithçka, duke shënuar me Brojën, Hoxhën dhe Bajramin. Ndërkohë që në minutën e 90-të, Jordania shënoi me Olwan një gol që rezultoi statistikor.
Vlen të përmendet, se mbrëmjen e sotme Shqipëria ka mposhtur një ekip që është kualifikuar në Botërorin 2026. Ndërkohë që vetë kuqezinjtë, kanë shpresa të mëdha të bëjnë të njëjtën gjë, teksa presin “finalet” e muajit nëntor duke besuar ende te “play-off”.
Miqësore
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Lukas Fähndrich (zviceran)
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Dajsinani, Mitaj, Gjimshiti, Mihaj, Balliu, Asllani, Shehu, Bajrami, Hoxha, Asani, Daku. Trajner: Sylvinho.
JORDANIA: Abulaila, Sa’deh, Nasib, Al-Hourani, Abualnadi, Abu Hashish, Al-Tamari, Al-Rashdan, Al-Quraishi, Alnaimat, Olwan. Trajner: Jamal Sellami.
LIVE:
90+3′ Mbyllet 4-2 ndeshja.
90′ Shënon Jordania me Olwan.
79′ GOL SHQIPËRIA! Shënon Bajrami.
75′ GOL SHQIPËRIA! Shënon Hoxha.
64′ GOL SHQIPËRIA! Shënon Broja.
61′ Daku lë fushën e lojës, futet Broja.
46’ Nis pjesa e dytë. Sylvinho largon Gjimshitin, Shehun dhe Asanin. Futen në lojë Cake, Ramadani dhe Gripshi.
45+2′ Mbyllet 1-1 pjesa e parë.
45+2′ Tjetër pritje fantastike nga Dajsinani.
40′ AUTOGOL NGA JORDANIA! Kombëtarja barazon shifrat.
27′ Shënon Jordania me anë të Al Rashdan.
18′ Super Dajsinani, portieri kuqezi shpëton Kombëtaren tonë nga goli i sigurt.
12′ Kombëtarja “shtyn” para me Hoxhën, mbrojtja kundërshtare mbyll hapësirat.
4′ Rast i mirë për Kombëtaren tonë, por portieri Abulaila i gatshëm.
1’ Gjithçka gati në “Air Albania”, nis sfida mes Shqipërisë dhe Jordanisë.





