VIDEO/ SPEKTAKOLAR dhe i MREKULLUESHËM me të djathtën, Ernest Muçi shënon GOL përballë “pronarëve” të tij

Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Trabzonspor po humbet në shtëpi përballë Besiktas. Sfida e vlefshme për javën e 16-të të Superligës turke, është momentalisht 1-2 për Besiktas.

Megjithatë, është pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare i cili “ringjalli” shpresat për të tijët. Në minutën e 25-të të ndeshjes, Muçi shënoi një supergol nga hyrja e zonës.

Kujtojmë se ky gol vjen përballë “pronarëve” të tij, pasi shqiptari është i huazuar nga Besiktas te ekipi nga Trabzoni.

Goli i Muçit

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani në “delir”, mesfushori i Kombëtares kap shifrën e pabesueshme në miqësoren përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us