VIDEO/ Sulmuesi “anonim” shënon golin “e pamundur”, as Messi dhe CR7 nuk e “kopjojnë” dot

Emri i Mexx Meerdink ka pushtua Europën edhe më gjerë pas eurogolit ndaj Vaduz me ekipin e AZ Alkmaar në Conference League, raundi i 3-të.

Marrja e topit nga krosimi prej mesit të fushës, stopimi me klas pa rënë në fushë dhe finalizimi ngjasojnë me tepër si pamje “imagjinare”. Edhe dy “ikona” aktive të futbollit si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do e kishin zili një gol të tillë.

Me shumë gjasa konkretizimi i Meerdnik do të jetë pretendent kreyesor për të fituar çmimin “Puskas”. Një tjetër detajë është se sulmuesi holandez është 22 vjeç, ndërsa në tiparet e fytyrës, e tregojnë më shumë “burrëror”.

 

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us