VIDEO/ Supergoli i tij i dhuroi fitoren Leçes, shikoni momentin kur Ylber Ramadani shpërthen në lot

Ylber Ramadani ishte heroi i Leçes, në triumfin ndaj Torinos, që u mbyll me rezultatin 1-0. Mesfushori shqiptar shënoi golin e fitores në javën e parafundit, me një predhë nga distanca, teksa nuk i mbajti dot lotët. 

Në momentin e festimit të golit, Ramadani u kap nga kamera, duke shpërthyer në lot. Një moment tepër special ky për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, i cili këtë sezon, e kishte humbur disi besimin e trajnerit Xhampaolo. Ky ishte goli i parë i Ramadanit për këtë edicion. 

VIDEO E RAMADANIT DUKE LOTUAR

Lajme të tjera |  Disfata ndaj Izraelit lë shenja, Kombëtarja shqiptare humbet pozicion në renditjen e FIFA-s

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us