VIDEO/ “Sylvinho po e shkatërron Brojën”, ish-futbollisti i Kombëtares “plas bombën”: Nuk të fut, katastrofë kur trajneri shet lojtarin!

Armando Broja është një nga futbollistët që kohët e fundit është në qendër të mediave dhe temë diskutimi në studio televizive. Herë për paraqitjen e tij, e herë për dëmtimet po merr vëmendjen e të gjithëve.

Në “Mega Sport” ishte i ftuar ish-futbollisti i Kombëtares, Ilir Alliu. Ky i fundit ka “plasur bombën”, ku ka theksuar se Sylvinho nuk të fut në lojë nëse nuk shkonë te x menaxher. Ndër të tjera në nënvizuar se braziliani po e shkatërron Brojën.

“O Altin (i drejtohet moderatorit), katastrofa më e madhe në këtë dynja është kur trajneri shet lojtarin.

Altin Sulce: Çfarë do të thotë kjo?

Ilir Alliu: Është e turpshme! Pas ndeshjes çfarë bëri, qau ky futbollisti (Broja). Nuk luajta mirë dhe gjithçka është emocionale, por e folura e trajnerit në konferencën për shtyp ose e shpërndarë mediave duke thënë “Është çështja e atij se pse është mërzit”, kjo është ta shkatërrosh tjetrin me vullnetin tënd, është më e rëndë, është më e poshtër. Dhe nuk është i vetmi veprim që e godet Brojën prej këtij trajneri. Sepse të gjithë ne që luajmë sport, e dimë shumë mirë se mënyra më e mirë për të degjeneruar një futbollist kur nuk e do është t’i ndërron pozicionin. Dhe ai (Sylvinho) atë po bën. Po e shkatërron nga nervat një një lojtar të dëmtuar”, ka theksuar ish-lojtari i Kombëtares.

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us