VIDEO/ U aktivizuan të dy titullarë, Muçi fiton “derbin” me Manajn në… Turqi

Beshiktashi mposhti Sivasporin me rezultatin 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e katërt të Superligës së Turqisë, ku titullar u aktivizuan Ernest Muçi, Rei Manaj si dhe Milot Rashica

Ishin Muçi dhe Rashica, ata që festuan në fund, ndërkohë që Manaj, ende nuk ka gjetur golin e parë në këtë edicion me Sivasporin. 

Imobile në minutën e 27-të me penallti dhe Fernandes në minutën e 89-të ishin autorët e golave të Beshiktshin, ndërkohë që Muçi qëndroi në fushë 62 minuta, duke i lënë vendin Kiliçsoit.  

Manaj e mbylli të gjithë takimin në fushë, ndërsa Rashica u zëvendësua në minutën e 90+2’. 

Një 3 pikësh i artë ky për Beshiktashin që ka zhvilluar 3 ndeshje duke marrë pikë të plota, ndërsa Sivaspori në 4 ndeshje ka siguruar 4 pikë.  

Lajme të tjera |  Po tërheq vëmendje me Red Bull New York në MLS, talenti finalizon debutimin e shumëpritur te Shqipëria! Reagon Adri Mehmeti

GOLAT E NDESHJES: VIDEO

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us