VIDEO/ Uzuni një “përbindësh” goli në SHBA, Austin “magjepset” nga sulmuesi i Shqipërisë

Myrto Uzuni nuk di të ndalet në kampionatin amerikan, aty ka ndihmuar Austin FC të marrë një pikë të rëndësishme në ndeshjen në transfertë përballë Minnesota United, përfunduar në shifrat 2-2.

Sulmuesi shqiptar u bë protagonist për të dytën herë radhazi, këtë herë duke shënuar golin e parë të takimit në minutën e 14-të të pjesë së parë. Beratasi nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke lënë të pashpresë portierin Callender, gol që solli dhe avantazhin e miqve.

Pas përfundimit të sfidës, klubi ka publikuar dhe videon e golit të Uzunit, duke i shtuar përshkrimin: “I ftohtë siç ty të pëlqen, Myrto”, të cilin e shoqëron me “emojit” me simbolet e luanit dhe kurorës.

Lajme të tjera |  Skenari i ëndrrave për Spanjën, fituesja e Kupës së Botës gëzon privilegjin ta mbrojë këtë status brenda “shtëpisë” (ARSYEJA)

Në këtë edicion të MLS-së, 30-vjeçari në 12 ndeshjet e zhvilluara mes kampionatit dhe kupës ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar një asist.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us