Janë mbyllur pjesët e para të 3 sfidave të mbrëmjes së sotme të Champions League. Në këto ndeshje në 45 minutat e para është shënuar vetëm 1 gol.
Bayern Munich po udhëheq 1-0 përballë Leverkusen në supersfidën që po zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”. Golin e vetëm deri më tani në këtë ndeshje e ka shënuar Harry Kane në minutën e 9-të.
Ndërkohë që Benfica po barazon 0-0 me Barcelonë, ashtu si Paris Saint-Germain përballë Liverpool. Vlen të përmendet që Barcelona është me 10 lojtarë pasi Cubarsi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 22-të.
Bayern Munich 1 – 0 Bayer Leverkusen (Harry Kane 9′)
Goli i Harry Kane





