VIDEO/ Zabërgja nuk njeh “kufij” në Ukrainë, ish-sulmuesi i Dinamos “shqiptarizon” dhe shokët e skuadrës pas supergolit

Metalist 1925 është duke fituar me rezultatin 1-0 përballë Karpaty, për meritë të Baton Zabërgjas. Sulmuesi shqiptar i cili aktivizohet me këtë skuadër në kampionatin ukrainas ka shënuar një gol fantastik me të majtën, duke lënë të pashpresë portierin e miqve Domchak.

Ishte minuta e 41-të e pjesës së parë dhe gjatë një aksioni në portën e Karpatyt, Zabërgja nuk u mendua dy herë duke “shënjestruar” saktë cepin e portës, duke i dhënë të tijëve avantazhin.

Ajo çfarë bie në sy është dhe festa e ish-it të Dinamos, i cili bëri shqiponjën me duar duke ndarë këtë moment të veçantë me shokët e tij të skuadrës, të cilët po ashtu e shoqëruan duke bërë të njëjtën gjë sikurse sulmuesi.

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

Goli i Baton Zabërgjas

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us