Cristiano Ronaldo i jep fund karrierës së tij me përfaqësuesen dhe portugeze këtë e zyrtarizoi me deklaratën e bujshme pas humbjes ndaj Spanjës. Sulmuesi portugez mori pjesë në gjashtë Botërorë si askush tjetër, por nuk fitoi asnjë.
Cristiano Ronaldo deklaroi se nuk do të marrë vendime të nxituara për të ardhmen e tij pas eliminimit të Portugalisë nga Spanja, në atë që ishte ndeshja e tij e fundit në një Kupë Bote. Sulmuesi 41-vjeçar kishte bërë të ditur një ditë para sfidës së 1/8-ave, të humbur 1-0, se ky do të ishte Botërori i fundit i karrierës së tij.
I pyetur pas ndeshjes për të ardhmen, ai u përgjigj: “Po, ishte Botërori im i fundit, por do të kem kohë të mendoj për pjesën tjetër, të qëndroj me familjen time, të mos marr vendime të nxituara dhe të vazhdoj jetën time.” Kapiteni i Portugalisë shtoi: “Ky është futbolli, kjo është jeta e një futbollisti. Ndonjëherë fiton, ndonjëherë humbet dhe duhet të ecësh përpara.”
Ronaldo theksoi se largohet nga skena e Botërorit “me ndërgjegje të pastër”. “E vërteta është se trofeu më i rëndësishëm që kam fituar me kombëtaren është ai i vitit 2016 (Kampionati Evropian), i cili për mua ka të njëjtën peshë si një Kupë Bote, sinqerisht. Prandaj, e përsëris, largohem me ndërgjegje të pastër, duke dhënë maksimumin e mundësive të mia. Kaq. Nesër është një ditë e re dhe jeta vazhdon.”





