Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu derisa të të largojmë

Mamaja e Arbër Lleshit, një prej 19 personave të arrestuar pas protestës së dhunshme te Kuvendi, tha se i biri ka ende shenja në trup nga goditjet që ka marrë nga efektivët gjatë shoqërimit për në polici.

Ajo iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke thënë se me arrestimin e fëmijëve janë bërë më të fortë dhe se nuk largohen nga bulevardi deri në dorëheqjen e tij.

“Përshëndetje qëndrestarë. Unë jam mamaja e Arbër Lleshit, të cilin ma arrestuan më 2 korrik. Shenjat e grushtave në furgonin e policisë i ka edhe tani që është data 6! Kur kam parë videon që dhunojnë tim bir u bëra më e fortë dhe thashë: Nëse kam ardhur një ditë po e një ditë jo se jam e sëmurë, që sot e tutje përditë këtu në shesh do jem dhe këtu na ke!

Në fjalën e saj, ajo e cilësoi kreun e qeverisë si një figurë që nuk e meriton më titullin kryeministër, duke e akuzuar për keqmenaxhim dhe dhunë ndaj brezit të ri.

“Edi Ramës po i them kështu: Ti kujton se do na trembësh me arrestimin e fëmijëve tanë? Përkundrazi! Jemi bërë edhe më të forta dhe do jemi këtu në shesh! Jo 37 ditë, por 37 javë e 37 muaj po deshe! Deri sa klasa politike e qelbur që masakroi këtë popull të shkojë në koshin e plehrave. Një kryeministër i tillë nuk e ka parë historia në asnjë vend të botës! Kryehajdut, ti nuk e meriton fjalën kryeministër më! Nuk e gënjen dot më këtë popull”, tha ajo.

Nëna e aktivistit të lënduar theksoi se beteja tashmë është e pakthyeshme.

“Kjo rini e ka parë demokracinë dhe nuk u bën dot më gol kësaj rinie të mrekullueshme! Ne jemi këtu, me fëmijët tanë dhe bashkë me prindërit,” përfundoi ajo.

Lajme të tjera |  Taulant Balla: Kjo tanimë është protesta e Saliut! Flamingot u zëvendësuan nga sorrat e ardhur nga Kosova dhe Maqedonia

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us