Vizita e Ramës në Izrael, Qori: Na ka poshtëruar si vend dhe si popull! Netanyahun duhet ta arrestojmë po shkeli në Shipëri!

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se me vizitën në Izrael, Edi Rama ka poshtëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Midis këtyre dy aspekteve, detyrimit nga e drejta ndërkombëatare dhe tekat e Ramës për të dalë me nje personazh që janë të paktë lidertë botëror që dalin, Shqipëria duhet të ruante reputacionin e vet.

Lajme të tjera |  Berisha e Balla "bien dakord" për Zvërnecin, socialisti iu kërkon llogari deputetëve të tjerë të PD: S'po ju marrim vesh

Arsyeja pse Rma e bën këtë gjë, besoj se kryesorja ka të bëjë me frikën që ka nga institucionet e reja të drejtësisë , për akuzat për korrupsion. Është i gatshëm të bëjë gjithçka në arenën ndërkombëtare, për të përfituar ndonjë influencë nga politika e madhe botërore. Nuk gjej asnjë arsye tjetër pse kryeministri i Shqipërisë takohet me një personazh, që nuk është një kryministër i çfarëdoshëm, por është i akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, juridiksionin e të cilës e njeh.

Edi Rama na ka poshtëruar si vend dhe si popull, kur nuk respekton viktimat e panumërta, flitet për 70 mijë viktima, shumë prej të cilëve fëmijë. Nuk respekton as detyrimet që ka Shqipëria bazuar mbi të drejtën ndërkombëatre.

Është detyrim që shteti duhet ta zbatonte dhe kryeministri nuk mund ti lejojë vetes të dalë dhe të buzëqesh me një personazh politik të akuzuar për gjëma, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Këto nuk janë opinione por janë akuza zyrtare.

Lajme të tjera |  Igli Tare sqaron raportin me Belinda Ballukun: E kam shoqe fëmijërie, apartamentin e bleva me bankë. Ia lashë në përdorim për...

Dua t’ju vë në dukje faktin që prej vitesh Netanyahu nuk takohet me shumë prej udhëheqësve të shteteve demokratike, këta refuzojnë të takohen me të, ka një peshë të madhe morale, një takim i tillë, apo legjitimimi i politikave të Netanyahut, qeverisë së tij të ekstremit të djathtë”, tha Qori.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us