Kandidati i listës së hapur i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, që akuzoi pak ditë më parë kolegët e tij të PD-së, se i kanë vjedhur votat, beson se do të shkohet drejt procesit të hapjes së kutive në Durrës.
I ftuar ne emisionin Real Story te Sokol Ballës në Abc neës, Kalaja flet për trafik votash brenda listës se PD që ka ndikuar në rezultat.
Kalaja doli i dyti më i votuar në Durrës nga PD, por mandatin e 6-të e mori ish prokurori Arian Ndoja me 1 mije vota më shumë.
Por përpos betejës brenda llojit, Berishës i ka ardhur edhe një goditje tjetër.
Mesa duket, aleanca antispak me ish kryebashkiakun socialist Elvis Rroshi vlente vetëm për zgjedhje.
Kushëriri i tij, kandidat i listës se PD për Kavajën, Elton Rroshi me firmën e partisë së Agron Dukës, një tjetër aleat ky që tashme del kundër Berishës, kërkon rinumërim në Tiranë.
Kërkesa i është drejtuar KAS, pasi sipas Rroshit janë evidentuar parregullsi gjatë procesit te numërimit, dhe nuk përputhen votat preferenciale të lexuara me ato te shënuara në procesverbale.





