Duket se tashmë erdhi dimri i “vërtetë” pasi për javën që presim përpara mbi vendin tonë pritet depërtimi i një qendre të thellë të presionit atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa por edhe të ftohta.
Sipas SHMU, Në këtë mënyrë për ditën e sotme moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare (situatë meteorologjike në prag të kalimit të kësaj qendre të presionit të ulët).
Për ditën e Martë reshje shiu të cilat në veriperëndim do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Për ditën e Mërkurë reshjet në veriperëndim vijojnë me intensitet mesatar dhe të lartë por reshjet me intensitet të lartë përfshijnë në orët e pasdites dhe mbrëmjes një pjesë të madhe të territorit. Për ditën e Enjte reshjet deri në orët e mesditës me intensitet mesatar ndërsa në relievet malore në veri dhe lindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Ndërkohë edhe ditën e Premte reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën e veriperëndimit ndërsa në pjesën tjetër të territorit mesatar deri dhe të lartë.






