Vllaznia “shtanget” në miqësore, humbasin ndaj ekipit të Kategorisë së Dytë

Vllaznia ka humbur në miqësoren e ditës së sotme. Takimi është zhvilluar në Fushë-Krujë duke nisur prej orës 15:00, në “Redi Maloku” me kundërshtar vendasit e Ilirisë.

Trajneri i shkodranëve Brdariç ka zgjedhur të hedh në fushën e lojës ekipin B të Vllaznisë duke testuar idetë e tij. Ekipit të Kategorisë së Dytë i ka mjaftuar vetëm një gol për të mposhtur të rinjtë shkodran.

Formacioni u alkternua mes zgjedhjeve nga U-21 dhe atyre nga ekipi i parë që nuk kanë patur minuta në këmbë këtë sezon. Kjo humbje i jep indiciet e duhura se çfarë nuk shkon në skuadër dhe duhet riparuar.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us