“Vodhi” brenda Kuvendit, “Etika” përjashton Shehajn me 60 ditë! Ndëshkimi në fuqi nga shtatori

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin e deputetit Agron Shehaj për 60 ditë nga pjesëmarrja në komisionet parlamentare dhe seancat plenare. Mësohet se masa disiplinore do të hyjë në fuqi në muajin shtator.

Sekretariati i Etikës ka shqyrtuar vetëm pjesën për përjashtimin, ndërsa sa i takon referimit në SPAK nuk është në kompetencat e këtij organi.

Vendimi është marrë këtë të martë, pas incidentit të ndodhur një ditë më parë në ambientet e Kuvendit, ku pretendohet se Shehaj mori dokumentin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Menjëherë pas incidentit, Partia Socialiste kërkoi marrjen e një mase disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj, pas publikimit të videos ku ai shfaqet duke marrë një kopje të marrëveshjes së huasë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes.

Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, Partia Socialiste kërkoi që ndaj Shehajt të merrej masa e përjashtimit nga pjesëmarrja në komisione parlamentare dhe seanca plenare për 60 ditë.

Lajme të tjera |  “Më mori me forcë e më hipi te makina..."/ Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, dëshmia e plotë Rozalinda Plakës!

“Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 60 ditë ndaj deputetin Agron Shehaj, për sjellje të përsëritura të dhunshme dhe agresive duke vënë në rrezik stafin e Kuvendit, dhe duke marrë më forcë dhe nxjerr jashtë sallës materialin e klasifikuar, që përbën shkelje flagrante të legjislacionit për informacionin e klasifikuar.”, thuhet në kërkesën e PS-së.

Përveç pezullimit, PS ka kërkuar edhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke argumentuar se veprimet e deputetit mund të përbëjnë vepra penale që lidhen me marrjen e paligjshme të informacionit të klasifikuar, përvetësimin e dokumenteve, pengimin e detyrës së funksionarëve publikë dhe shkeljen e rregullave për mbrojtjen e sekretit shtetëror.

Lajme të tjera |  I vrau prindërit dhe e mori peng! Rozalinda Plaka: I kapa armën, u plagosa me copa xhami...Buzi s'ishte i përqendruar te lidhja jonë

Incidenti në Kuvend me Shehaj-Çfarë ndodhi?

Teksa në Kuvend zhvillohej seanca plenare, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, mori kopjen e vetme të marrëveshjes me SHBA për pajisjet ushtarake dhe është larguar me vrap për ta lexuar. Në pamjet e bëra publike, Shehaj shihet duke u larguar me nxitim teksa pas tij e ndjek këshilltarja, e cila në nxitim e sipër, rrëzohet nga shkallët.

Ndërkohë, rreth orës 15:00, në një seancë me dyer të mbyllura, Kuvendi miratoi me 74 votat e Partisë Socialiste marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për blerjen e pajisjeve ushtarake

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us