Vr*asja që tronditi Shkodrën, viktima u qëllua me silenciator, dyshime se kr*imi ishte i organizuar

Shkodra u trondit nga një tjetër ngjarje kriminale mesditën e kësaj të premteje. Elis Rroshkodoli u ekzekutua në një lokal në zonën e Zdrales në Shkodër. Një person hyri i armatosur brenda lokalit duke zbrazur armën ndaj shenjëtares. Viktima nuk kishte precedent penal në Shkodër dhe Shqipëri, por emri i tij ishte i lidhur me disa ngjarje jashtë, në Rumani dhe në Belgjikë.

Mësohet se në 1997 atij i kanë ekzekutuar babain, ndërsa hetimet për këtë krim janë shtrirë në disa drejtime.

Sakaq, dyshohet se viktima ka qenë i dyshuar për ngjarjen e 2013 për plagosjen e disa personave. Ndërkohë, duke  ndalur te ngjarja sot vrasja ka qenë e mirëorganizuar. Autori ka qëlluar me armë automatike me silenciator, i cili e ka lënë të vdekur në vend viktimën. Po ashtu raportohet se babai i tij është vrarë në 1997. Të gjithë pistat e mundshëm po hetohen nga policia.

Lajme të tjera |  'Opozita e ka humbur kredibilitetin', Açka në Report TV: Protesta për Zvërnecin është ‘shuplakë’ për Berishën dhe PD-në

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us