Vr*sja në Tropojë/ 24-vjeçari humbi JETËN pasi u godit me th*kë nga 40-vjeçari! (Identifikohet viktima dhe autori)

Janë identifikuar viktima, autori dhe dy të plagosurit gjatë sherrit pasditen e djeshme në një lokal në fshatin, ‘Breg-Lumë’.

Ngjarja ndodhi në një lokal rreth orës 17:00, ku 40-vjeçari Saimir Sadiku goditi me mjete prerëse 24-vjeçarin, Adrian Pepkola, vëllain e këtij të fundit, 32-vjeçarin Valentin Pepkolaj dhe 45-vjeçarin, Shkelzen Kukaj.

24-vjeçari Adrian Pepkolaj u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën, ndërsa Saimir Sadiku vijon të jetë në arrati.

Ndërkohë janë arrestuar 5 persona që akuzohet se përkrahën autorin e vrasjes.

Njoftimi i policisë:

Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit shtetasit Saimir Sadiku 40 vjeç, pasi plagosi me mjete prerëse, shtetasit Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, Shkelzen Kukaj, 45 vjeç, si dhe shtetasin Adrian Pepkolaj, 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital.

Lajme të tjera |  Ylli Manjani revoltohet kundër protestuesve, pasi e shanë në rrjetet sociale: Robt ku t’i kenë...

Në vijim të veprimeve Policia arrestoi 5 shtetas, konkretisht:

Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us