Vuçiç: Marrëveshja me Kosovën mund të jetë kusht për anëtarësim në BE

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar këtë të mërkurë se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit të nënshkruar me Kosovën mund të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian. Por më herët Vuçiç është shprehur se Serbia nuk do e njohë kurrë Kosovën.

Marrëveshja e Ohrit parasheh që Serbia t’i njohë simbolet shtetërore të Kosovës, nuk e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe palët e respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës. Por kjo duket se është një pikë e panegociueshme për Beogradin.

Deklaratat e Vuçiç vijnë pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Serbo (17 dhjetor), ku duket se partia e tij nuk është në pozita fort të favorshme pas protestave që “shpërthyen” në vend lidhur me sigurinë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us