Vuçiç sugjeron vendosjen e dënimit me vdekje në Serbi: 40 vite burg nuk mjaftojnë për…

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se do t’i propozojë qeverisë së re vendosjen e dënimit me vdekje për ata që janë përgjegjës për krime tejet të rënda, si vrasja e fundit e një 2-vjeçareje që u rrëmbye nga nëna e saj apo masakra e vitit të kaluar në një shkollë të Beogradit.

Në një intervistë televizive, presidenti serb tha se beson se edhe një dënim me 40 vjet burg është i pamjaftueshëm për një krim siç është vrasja e një vajze dy-vjeçare, një ngjarje që ka ngjallur emocione dhe zemërim të madh në Serbi.

Vuçiç konfirmoi synimin e tij për të propozuar zyrtarisht rivendosjen e dënimit me vdekje , duke thënë: “Unë do t’ia dërgoj atë qeverisë së Serbisë , që kur të formojnë qeverinë, le të mendojnë nëse do të bëjnë një propozim në parlament për ndryshime dhe shtesa në Kodin Penal apo jo”.

Lajme të tjera |  “Luftë hibride” - Erion Braçe "replikon" me Ramën: Duhet të na sqarosh sepse jemi në tokën e Shqipërisë!

Më pak se një muaj nga tani do të shënojë përvjetorin e parë të masakrës në shkollën në Beograd, ku më 3 maj një 13-vjeçar, duke qëlluar me armën e babait të tij, vrau nëntë nxënës bashkëmoshatarë të tij dhe një roje sigurie si edhe plagosi shumë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us