Juristi Ylli Manjani ka komentuar shkarkimin e Erion Veliajt duke e cilësuar atë si moment kritik të jetës së tij politike.
Sipas Manjanit, nëse Veliaj apelon vendimin në Gjykatë Kushtetuese, atëherë i jep kohë dhe një “shans” të artë Partisë Demokratike që të zgjedhë kandidatin e duhur.
Nga ana tjetër, sipas Manjanit një skenar tjetër do të ishte që ai të mos bëhet pengesë për Partinë Socialiste dhe të mbështesë kandidaturën e Ogerta Manastirliut.
“Ose alternativa tjetër, që Veliaj të pohojë se nuk bëhet pengesë në partinë e PS-së dhe mund të mbështesë Ogerta Manastirliun. Veliaj është në izolimin e vet më të thellë. E ka të vështirë të marrë një vendim. Duhet të jetë super i mençur të triumfojë. Është në një situatë, në ato kushte me të sotme dhe të ardhmen, do duhet të zgjedhë mes interesit të vet të ngushtë, pra gjyqi apo zbërthimi i akuzave, apo të zgjedhë ta injorojë veten dhe të jetë korrekt ku ka shërbyer”, tha Ylli Manjani





