Zgjedhjet për kreun e PD-së, tjetër padi për Sali Berishën në Gjykatë! Evi Kokalari kërkon anulimin e garës

Pas Mereme Selës, e cila pas përjashtimit nga gara për kreun e PD-së, iu drejtua Gjykatës së Tiranë me një padi, një tjetër kërkesë për anulimin e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike ka ardhur nga një tjetër kandidate.

Bëhet fjalë për Evi Kokalarin, e cila shpalli kandidaturën për kreun e PD-së, por emri i saj nuk është regjistruar nga ana e Komisionit Zgjedhor në PD.

Pas refuzimit të kandidimit të saj, Kokalari këtë të enjte i është drejtuar me një padi Gjykatës së Tiranës, ku kërkon pezullimin e menjëhershëm të zgjedhjeve dhe çdo vendim tjetër të marrë këto kohë.

Padia kundër Sali Berishas është depozituar tashmë dhe është caktuar dhe gjykatësi përkatës.

Masat e kërkuara paraprakisht i gjeni më poshtë”, shkruan Kokalari.

Kujtojmë që në zgjedhjet për kreun e PD-së, ishin disa kandidatë që kërkuan të bëhen pjesë e garës për të drejtuar partinë më të madhe të opozitës.

Lajme të tjera |  Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për mjedisin, protestat tregojnë ndryshimin e shoqërisë shqiptare

Por, Ervin Salianji, Mereme Sela, Alesia Balliu apo Evi Kokalarit, iu refuzua kandidimi, teksa emri i vetëm që demokratët do të votojnë në zgjedhjet e 23 majit është Sali Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us