Zgjedhjet/ Rama: Vota për PS është për Shqipërinë! PD-ja sot, një kënetë me një buf! Te lista e mbyllur kanë speciet më të ulëta të politikës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar rubrikën “Sy me Sy”, në Facebook, ku edhe i është përgjigjur komenteve të ndjekësve.

Teksa u pyet për zgjedhjet, Rama tha se nëse vota do të shkojë për PS, do të jetë një votë për Shqipërinë ose në të kundërt do të kthehen pas në kënetë.

“Më 11 maj Shqipëria do të vendosë të gjitha forcat e veta për të realizuar anëtarësimin.

Ose një votë për mua dhe për ne bashkë për Shqipërinë 2030 për t’u anëtarësuar në BE, ose një votë për kënetën për t’u kthyer në gropën e kua kua kuave.

Kush do ta votojë do t’i bjerë në qafë fëmijëve të tyre. Na ishte njëherë Partia Demokratike, nuk është më, kjo është kënetë me një buf.

Prisni të shikoni kur t’ju shfaqet lista dhe përqendrohuni te lista e mbyllur, me speciet më të ulëta të politikës, prapë aty do t’i keni thotë këneta, ju si të doni”, ka thënë ai.
Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us